Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka mbajtur fjalën e saj në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese.
Yuri Kim ka folur me tone të ashpra për këdo që është kundër Reformës në Drejtësi duke shtuar se koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime ka përfunduar.
“Gjykata ka kaluar ndryshime thelbësore që në fillimin e saj dhe ju jeni përkushtuar për një ndryshim. Reformat të cilat ndodhen në 2016 ishin shumë të vështira, por të domosdoshme dhe falë këtyre ndryshimeve GJK është e aftë të bëj punën e saj. SHBA është krenar që kemi mbështetur Gjykatën në këto momente të vështira, që nga Vettingu te triumfi i përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe mirëpres ditën kur gjykata të ketë çdo vakancë të saj me gjyqtarë të kualifikuar.
Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale, po bën përpara, ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyshifuar përpjekjet e tyre, do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar”, tha Yuri Kim.