Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje protestën e pedagogëve, ku tha se kryeministri Edi Rama duhet të plotësojë menjëherë kërkesat e tyre.
Berisha tha se kjo nuk është një grevë e PD dhe se opozita po përgatitet për protestat që pritet të mbahen.
“Për rroga, për autonomi, për kërkimin shkencor dhe subvencionimin e studentëve. I kërkoj Edi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve. Ajo nuk është grevë e PD-së është grevë e sindikatave, por PD si një forcë politike që mbështet çdo kauzë të drejtë, do bëjë gjithçka për prevalimin e kërkesave të tyre. përshëndetje të përzemërt gjithë pedagogëve, studentëve protestues dhe i garantoj se do jenë fitues. PD po i përgatit siç u bë mbledhja dhe u dhanë udhëzimet për një përgatitje intensive dhe ndërkohë do vazhdojnë takimet me partnerët, me aleatët, me frontin për shpëtimin e Shqipërisë dhe asnjë diskutim që PD do jetë në protestë, në protestë, në protestë”, tha Berisha