Nis protesta kombëtare/ Pedagogu thirrje Ramës: Bëhu çerek burrë dhe plotëso kërkesat tona

Ka nisur protesta kombetare e pedagogeve para Universitetit Politeknik në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në protestë një nga pedagogët i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të bëhet “çerek burri” dhe të rrisë pagat duke plotësuar kërkesat minimale. Më tej ai ka shtuar se dikur Rama e mbështeste protestën e tyre, kur ishte në opozitë në 2004.

“Nuk kemi më kohë, durimit i ka ardhur fundi. Jetës sonë universitare po i bëhet gjëma dita ditës, nuk kemi më kohë të durojmë këtë situatë dramatike. Durimit i ka ardhur fundi ndaj jemi mbledhur sot. Shpresa nis me motivimin e stafit. Duke i trajtuar në mënyrë sa më dinjoitoze, me rritjen e financimit të kërkimit shkencor në nivel rajonal e pastaj evropan.

Shpresa nis me tërheqjen mbrapsht të rritjes 8% të pagave të pedagogëve duke futur duart te xhepat e studentëve. Shpresa fillon kur ne të kemi autonomi universitare dhe jo autonomi qeveritare. Greva e 2004 u mbështet nga kryeministri i sotëm por, u tregua burrë një kryeministër tjetër duke dyfishuar pagat ndërsa sot çuditërisht nuk e mbështet protestën e i bëj thirrje të bëjë një çerek burri për të plotësuar kërkesat tona minimale dhe jetike”, tha pedagogu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *