Kris Jenner i lë amanet vajzave të saj: Kur të vdes dua që…

Kris Jenner ka marrë vendimin se si do që të jetë fundi i jetës së saj. Në episodin e së enjtes në ‘The Kardashians’, 66-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e kofshës pasi vuajti nga dhimbjet “torturuese” muajt e fundit. Edhe pse operacioni shkoi mirë, Chris dhe vajzat e saj morën disa vendime për të ardhmen.

“Kim i kërkoi doktorit të mbante kockat e mia, në mënyrë që ajo të bënte bizhuteri prej tyre”,– zbuloi Kris në një telefonatë me vajzën e saj Kylie Jenner. “Kjo është e çuditshme”,- u përgjigj Kylie.

Më pas Chloe pyet mamanë e saj: “Të kujtohet kur doje që hiri yt të digjej dhe të bëhej një gjerdan për ne?” “Kjo është një ide e mrekullueshme,” u përgjigj Chris. Ndërsa për Chloe nuk është normale.

“As nuk e di pse duhet të na varrosin. Në Bibël thotë se ne nuk mund të digjemi, por unë dua të digjem. Por pse nuk mundemi?”,- vijoi Kris Jenner.

Në një rrëfim Khloe shtoi se: “Unë dhe familja ime flasim për testamentet, vdekjen, i tregojmë njëri-tjetrit se cilat do të ishin dëshirat tona nëse do të ndodhte diçka e tmerrshme. Nëse jam në koma, do të doja të bëj thonjtë një herë në javë dhe kjo është në vullnetin tim sepse njerëzit do të më vizitojnë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *