Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje krizën energjike.
Nga Kuvendi, Tabaku tha se Enti Rregullator i Energjisë duhet të sigurojë që qeveria po mbron interesin publik.
Sakaq shtoi se ERE po i del në mbrojte qeverisë dhe se kjo është një skenë sureale.
“Sot e gjithë̈ propaganda e qeverisë është drejtuar në inflacionin e luftës, në krizën e luftës, në rritjen e çmimeve të luftës! E askush nuk e mohon që ka impakt në tregjet ndërkomëbtare ajo që ndodhi mbas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën! Po si e ka maanxhuar qeveria këtë sektor në kohë paqe?
Në fund shtatori mora pjesë në mbledhjen e Bordit të ERE për të diskutuar rritjen e çmimit të energjisë̈ elektrike, në nivelin më të lartë në rajon me të paktën 5 herë! I gjithë̈ bordi i ERE u ngrit në këmbë̈ për të zbatuar kërkesën e qeverisë, brenda dy ditësh!
Qëllimi i krijimit të një institucioni si ERE, ka qenë i thjeshtë; vendosja e një balance të shëndetshme mes qeverisë dhe qytetarëve. Me pak fjalë ERE duhet të sigurojë që qeveria shqiptare e cilësdo forcë politike, kahu politik apo ideologjie qeverisëse të ruajë më së pari interesin publik. Kjo është arsyeja përse ekziston ERE, ky është qëllimi përse anëtarët e bordit të ERE, specialistët, njohësit e fushës së energjisë paguhen nga taksat e shqiptarëve.
Fatkeqësisht, nga eksperienca ime në ERE, kur u vendos nga qeveria rritja e çmimit me pesë herë për konsumatorët mbi fashën 800 kilovat orë konstatova se ERE po votonte siç dëshironte qeveria. Madje ndërsa dëgjoja anëtarët e fort nderuar të bordit të ERE mu duk sikur dëgjoja drejtorët e drejtorisë së Ministrisë së Energjetikës dhe jo njerëz të votuar nga ky parlament për të mbrojtur interesin publik. Pra, ERE qe shndërruar në një drejtori brenda zyrës së ministrisë apo në varësi të kryeministrisë.
Nuk dëgjova për asnjë moment përfaqësues të këtij bordi, qoftë edhe njërin të paktën sa për të thënë që nuk janë në rresht për një, që të mbrojë interesin e qytetarëve. Pra, ata ngritën dorën dhe akoma më keq argumentuan me gjithë forcën e tyre prej profesionistësh se përse i japin të drejtë qeverisë. Skenë sureale.