Emrat/ Akuzohen se vodhën 173 milion lekë në supermarket, lirohen dy të arrestuarit

Janë liruar nga burgu qelia për shkak se kanë përfunduar afatet e paraburgimi, të akuzuarit për vjedhjen e 173 milionë lekëve Edmond Duzha 41 vjeç dhe Bekdash Cukalla 38 vjeç.

Të dy të ndaluarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur rreth 173 milionë lekeve ne 11 dhjetor 2021 ne Supermarket “Halo” në Sarandë.

Vendimi është marrë në 29 shtator, po u mësua sot nga mediat. Të dyshuarve u është ndryshuar masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.  Shkak mësohet të jetë bërë përfundimi i afateve të paraburgimit.

Ata janë arrestuar në 29 dhjetor 2021 në një operacion të policisë së Sarandës dhe pas 6 muajsh në qeli, Prokuroria e Sarandës ka kërkuar zgjatjen e afatit te paraburgimit edhe me 3 muaj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *