“Do ngelemi pa studentë”, Kovaçi thirrje rektoratit: Protesta të vazhdojë që universitetet të mos shkojnë drejt greminës

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi ka deklaruar ditën e sotme që protesta duhet të vazhdojë në mënyrë që univeristetet të mos shkojnë drejt greminës.

Gjatë fjalës së tij në protestë, Kovaçi i ka bërë thirrje rektoratit që të mbajë qëndrim në lidhje me protestën për rritjen e pagave. Më tej ai u shpreh se studentët e Shqipërisë janë më të keqtrajtuarit në Evropë prandaj duhet të ketë rritje financiare në mënyrë që të rinjtë të mos largohen nga vendi ynë.

“Do ngelemi pa auditore e studentë, duhet të çohemi sot, është momenti pa kthim që të ndjekim protestën tonë që universitet të mos shkojnë drejt greminës. Në lidhje me trajtimin financiar, synimi ynë është të ndryshojmë sistemin tonë të raportit mes studentëve dhe pedagogëve, është një distancim mes tyre. Duhet të vlerësohet pedagogu që të rrisë kohën e kalimit me studentët, jo të vijë në universitet me kohë të papaguar. Që kontrolli i njohurive të mos bëhet me një provim por, gjatë gjithë kohës. Janë studentët më të keqtrajtuar në Evropë. Duhet ndryshuar ky sistem, duhet të profesioriati të trajtohet më mirë financiarisht. Kjo duhet bërë nga qeveria. Të gjithë të mbajnë qëndrim me këtë protestë, shansi fundit për të bërë ndryshim në sistemin universitar. Rektorati të dalë me qëndrim. Ndryshe do ngelni në histori që doni ta mbani universitetin në gjendje kënete dhe studentët do largohen.

Reklama e studentëve nga Bangladeshi, s’bën. S’kemi përse mësojmë gjuhën e balgaldeshasve pët t’i mësuar ata por, të mbajnë studentët tanë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *