Deputetja e PD, Flutur Açka ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve.
Açka nga Kuvendi tha se protesta e tyre është e drejtë dhe se kryeministri Edi Rama duhet t’i përgjigjet kërkesave të tyre.
Sakaq theksoi se populli një ditë do ua marrë pushtetin nga dora qeverisë dhe se kjo do i kthehet në një mënyrë aspak miqësore.
“Dhe gomari jashtë për të pëllitur do më shumë minuta se sa kam unë për të folur këtu. Ju jeni shitës të mirë të katastrofave. Shihni ç’bëhet me pedagogët. Ka punuar në SHIK thotë. Çfarë të keqe ka? Ai ka të drejtë të protestojë. S’ke pse t’ja gjurmosh frymën. Ju gjurmoni çdo shqiptar në Facebook. Keni dashur të pushoni nga puna një edukatore kopshti se më ka bërë like. Protesta e tyre është e drejtë, Rama t’i përgjigjet. Kovaçi ka të drejtë të protestojë. Shpresoj që një ditë qytetarët t’ju vjedhin nga hundët atë që po i bëni”, tha ajo.