‘Dega juaj kërkohet kudo’/ Kushi-studentëve: Kemi nevojë për mjekë mos na ikni jashtë shtetit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka takuar studentët e mjekësisë në Elbasan pas nisjes së vitit akademik.

Kushi në ‘Facebook’ ka ndarë pamjet e takimit, ku i ka uruar një vit të mbarë të gjithë studentëve dhe pedagogëve.

Gjatë takimit, Kushi i ka bërë thirrje studentëve që mos të largohen jashtë vendin pasi tregu i punës në Shqipëri ka nevojë për profesionistë.

“Se mos na ikni jashtë shtetit ëë, kur të mbaroni ju duam këtu. Kur të mbaroni nuk do pendoheni sidomos për degën tuaj njëherë dhe tregu i punës kërkon shumë jo vetëm në Shqipëri por kudo. Tani puna është ti ndiqni me korrektesë leksionet e seminarët që diploma të tregojë aftësitë tuaja e të jeni të aftë në punë. Pavarësisht shqetësimeve kërkesave që kemi ne këta, nuk duhet të cënohen procesi mësimor të mos cenohet”, tha ndër të tjera ajo.

Postimi i Kushit:

? Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Elbasan, për të parë nga afër ecurinë e procesit mësimor dhe për të uruar një vit të mbarë e të suksesshëm për të gjithë studentët dhe pedagogët??‍??‍?

Në auditorin e një nga degëve universitare më të kërkuara sot për sot nga të rinjtë, ku viti akademik vijon krejt normalisht, me risi të bukura si kampusi i ri apo laboratorë modernë për zhvillimin e praktikave mësimore?????‍⚕️??‍⚕️

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *