Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në seancën e sotme në Kuvend që kryeministri Edi Rama duhet të japë llogari për vjedhjet e energjisë elektrike.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Rama nuk mund të fshihet prapa Belinda Ballukut dhe ministreve të tjera të kabinetit të tij qeveritar.
“Mungesa e kreut të qeverisë i cili ka shndërruar energjinë në një mjet të tmerrshëm dhune financiare, psikologjike dhe të gjithanshme ndaj qytetarëve, ka shndërruar në një gropë të zezë vjedhjeje nga qeveritarët, e bën këtë debat për një çështje kaq jetike, ai ka frikë të jetë këtu, por nuk mund të fshihet pas Ballukut, nuk mund të fshihet pas zonjave ministre. Të vijë këtu, të jap llogari para shqiptarëve për vjedhjet monstruoze që po ndodhin në këtë sektor. Ai është arkitekti kryesor i kësaj grope të madhe. Ju po toleroni gjëra të pa tolerueshme. Debati është thirrur me kryeministrin dhe ai duhet të jetë këtu. Nuk mund të fshihet pas zonjës Balluku”, tha Berisha.
Ndërkohë, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka fikur mikrofonin.