Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me krizën energjetike.
Shehu në Kuvend tha se qeveri kërkon ta kthejë Shqipërinë në një vend të shtypur për t’i kontrolluar.
Sakaq theksoi se shqiptarët janë gati të dalin në revoltë dhe se shtypjes do i vijë fundi.
“Shqipëria prodhon më shumë sesa konsumon. PS po i terrorizon qytetarët për t’i mbajtur nën kontroll dhe t’i varfëroni. E keni menduar si do ia dalin qytetarët nga rritja e çmimeve, mendoni se i varfri nuk reagon por ta dini se çdo gjë ka një kufi. Shtypja do të japë reagim. Asnjë nuk e di se ku do t’ju çojë shtypja pasi vendi po diskuton bukën e gojës. Shqiptarët janë gati të dalin për lirinë”, tha ai.