Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me krizën energjetike.
Boçi tha se qeveria po e keqpërdor krizën për të përfituar në kurriz të shqiptarëve.
Sakaq shtoi se babëzia e qeverisë është kthyer në epidemi ndonëse qytetarët janë konsumatorë të rregullt.
“Qytetarët janë konsumatorët më të rregullt të energjisë. Institucionet janë borxhlinjtë më të mëdhenj për energjinë. Babëzia është shndërruar në epidemi. Ne kemi një sistem autonom dhe nuk ndikohemi nga gazi rus. Po vidhni 320 mln euro. Shqiptarët dinë t’i bëjnë mirë llogaritë”, tha ai.