‘Energjinë e vendit po e shisni jashtë’/ Berisha: Digat po hapen për të vjedhur, nuk po kursehet

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar me akuza të ashpëra ndaj qeverisë lidhur me krizën energjetike.

Berisha tha se qeveria po grabit qytetarët në mënyrë të papërmbajtur dhe se ka instaluar një sistem të tmerrshëm.

Sakaq theksoi se energjia e prodhuar në vend po shitet në treg jashtë dhe paratë e fituara kalojnë në xhepat e qeverisë.

“Ju do donit mos të kisha asnjë minutë por zërin tim për të vërtetat nuk mund t’i pengoni kurrë. Në 6 mujorin e kaluar është prodhuar mbi 56% e energjisë, biznesi i vogël pagon faturat më të larta se në Europë. Qeveria po vjedh në mënyrën më të papërmbajtur, energjia po shitet me 40 euro dhe agjenti e shet me 160 euro dhe ju sjell fitimin. Ju merrni në pikun e energjisë nga Kosova dhe jua depoziton këtu. Ju në vend që të mbyllni digat po e rieksportoni dhe hapni digat për të vjedhur. Keni krijuar një rrjetë vjedhësit ndër më gjigandët. Ju hapni tendera me një platformë digjitale dhe kontrollohet nga hajdutët. E hapni në orën 11 dhe e mbyllni në 3. Shpallni fitues dhe vetëm vidhni. Keni instaluar sistem të tmerrshëm. OSHEE ka urdhëruar që t’u faturohen pallatet me 15 hyrje që nuk kanë ashensor as pompa uji, i vendosni 600 kilovat. Familjarët duhet të paguajnë vjedhjet tuaja. Nuk po paguani tarifat për vjedhjet”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *