Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me krizën energjetike në vend.
Spiropali tha se qeveria po mbron qytetarët nga çmimi i energjisë dhe biznesin e vogël.
Sakaq i ka kërkuar opozitës të heqë dorë nga protestat.
“Humbjet në OSHE kanë rënë. Për herë të parë në shtator kemi nivelin më të ulët historik. 63.5 mln arkëtohen sot në buxhetin e shtetit. Sot nuk rihet më në radhë por pagesat bëhen në mënyrë digjitale për energjinë. Kur kriza erdhi dhe sulmet në Ukrainë ndikojnë në gjithë botën, familjet shqiptare nuk e ndjenë krizën e energjisë. Sot inflacioni i luftës po prek çdo familje ne kemi subvencionuar dhe e kemi mbrojtur qytetarin. Çfarë keni ju për këtë çështje. Pse e pengoni hidrocentralin e Skavicës, TEC-in e Vlorës, pse doni t’i ngrini në protestë qytetarët?”, tha ajo.