I riu tenton të përdhunojë 23-vjeçaren në Durrës

Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet për përdhunim.

Dyshohet se shtetasi me iniciale S.C., ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë ndaluar shtetasin S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *