Sot u parandalua një atentat. Dy persona, të cilët u arrestuan sot, Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu do kryenin ekzekutimin e një biznesmeni të njohur në qarkun e Elbasanit. Burime për median bëjnë me dije se policia e Elbasanit ka marrë informacion se Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu po përgatiteshin dhe kanë ndërhyrë në kohë për të ndaluar planin. Në momentin e ndërhyrjes për arrestimin e dy personave të rrezikshëm Luiz Gaxha dhe Rigers Spahiu, policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal të madh armësh, por edhe edhe lëndë plasëse të llojit C4.
Të njëjtat burime konfirmojnë për “kokën” e biznesmenit ishte paguar edhe Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer gjithçka pas arrestimit. Ky person, mendohet se është Elton Kila (i thirrur Oti).
/abc