Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë pak pas mesnate tek “Pallati me Shigjeta”. Një makinë ka përplasur një motor, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletë.
Ende nuk dihen shumë detaje nga aksidenti, ndërsa u raportua se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.
Policia është në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksident.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.