E rëndë në Fushë-Krujë/ E vrasin me një plumb në këmbë dhe e hedhin në kanal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshati Hasan në  Fushë-krujë, ku një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në një rrugë dytësore.

Dyshimet e para kemi të bëjmë me një vrasje, pasi sipas policisë, nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Policia thekson se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *