Dalin përgjigjet e mjekësisë ligjore, Laer Kurti vdiq nga mbidoza e kokainës

Kanë dalë rezultatet e mjekësia ligjore në lidhje me shkakun e vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë pasi u shoqërua nga policia në “Don Bosko”.

U bë me dije se nga analizat është e vërtetuar se substanca e gjetur në stomakun e të riut ishte lëndë narkotike e llojit kokainë. I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj. Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet.

Sipas burimeve këto qese ishin të pakten 3 ose 4 doza kokaine. Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.

32-vjeçari humbi jetën pasi u shoqërua nga policia në komisariat mbrëmjen e djeshme. Atij i ishte bërë thirrje të ndalonte për kontroll të dokumenteve, por Kurti i ishte larguar policisë vetëm për t’u kapur më pas në rrugën “Don Bosko”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *