Gjatë ditës së djeshme u miratua në Parlament, projektligji “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.
Projektligji u miratua me 94 vota pro dhe 2 abstenim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.
Deputetët e grupit të Alibeaj bashkuan votat me maxhorancën, duke votuar pro ligjit për hapjen e Dosjeve. Ajo që bie në sy nga votimi, është abstenimi i dy figurave të maxhorancës, deputetëve Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço.
Deputetët e PD që votuan pro ligjit
- Gazment Bardhi,
- Bledjon Nallbati
- Agron Gjekmarkaj
- Lulzim Basha
- Merita Bakiu
- Desantila Tahiraj
- Emila Koliqi
- Mesila Doda
- Saimir Korreshi
- Nusret Avdulla
- Kreshnik Çollaku
- Eralda Bano
- Seladin Jakupllari
- Andia Ulliri
- Flamur Hoxha
- Flutura Açka
- Jorida Tabaku
- Lefter Gështenja
- Arbi Agalliu
- Helidon Bushati
- Ilda Dhori
- Orjola Pampuri
- Enkelejd Alibeaj
- Dhurata Tyli Çupi
- Dashnor Sula
Damian Gjiknuri abstenim
Nasip Naço abstenim