Konkurentja e parë transgjinore në historinë e ‘BBV’ nxit reagimin e Beniada Nishanit

Një konkurente e re në “Big Brother Vip Italia (Grande Fratello Vip)”, ka marrë vëmendjen e modeles Beniada Nishani, e cila ishte gjithashtu ka qenë konkurente e “Big Brother Vip Albania”.

Konkurentja në fjalë është transgjinorja Elenoire Feruzzi. Ajo e përkufizon veten si ‘artiste, aktore dhe grua; e cila është konkurentja e parë trans në historinë e reality show-t. Hyrja e saj në një format kaq të ndjekur ka nxitur një reagim nga Beniada Nishani, e cila ka shprehur mendimin e saj në rrjetet sociale.

Fillimisht krahas një fotoje të konkurentes së “BBV Italia”, Beniada pyet ndjekësit: “Çfarë mesazhi duam të përcjellim? Ju duket normale? Pse i tregojmë këto shembuj në televizion?”

Në një tjetër postim Beniada ka një mesazh për “Grande Fratello Vip”, për konkurenten e re. Modelja shqiptare shkruan se nëse do të shikonte një njeri të tillë në rrugë “do të frikësohej dhe do të traumatizohej”. Më tej ajo vijon shpjegimin e saj duke shkruar:

“Mirë gjithçka, por nëse e shikoj në rrugë unë frikësohem, në kuptimin që nëse e shoh pas meje, kështu kaq të grimuar dhe me qerpikët e zinj në sy çfarëdolloj njeriu, mendoj që do të tronditesha për një moment. Ajo mund të bëjë çfarë të dojë me jetën e saj, por çfarë mesazhi ka për të përcjellë? Që është transgjinore? Ok, bravo për guximin për të përballuar një rrugë të vështirë dhe të dhimbshme, jo më pak të dhimbshme se shumë gra të tjera, me fëmijë që duhet të mbajnë, të grave artiste, me një përvojë po aq të vështirë, ose të burrave që janë aktorë, komedianë por që nuk ia dalin. Dhe jo, ata nuk kërkojnë të tërheqin vëmendje duke u dukur dhe duke treguar hiret e tyre. Dëshironi ta pastroni këtë imazh dhe të normalizoni figurën e trangjinorëve? Mirë, ide perfekte, por për të ardhur keq që duke shkatërruar fytyrën kështu ke bërë krejtësisht të kundërtën. Të normalizosh diçka, do të thotë të bësh diçka normale, dhe ti duke bërë kështu nuk ke bërë asgjë tjetër veçse ke tërhequr vetëm shikime të frikshme. Njerëzit do t’i shikojnë transgjinorët me frikë. Dhe kjo është gjëja më e trishtueshme. Mos të flasim për transgjinorët që me përdorimin e kirurgjisë kanë rrezikuar jetën e tyre…”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *