Është shtyrë sërish seanca ndaj shtetasit turk, Faruk Ozer në gjykatën e Elbasanit. Shkak është bërë mungesa e avokatit të tij, i cili ishte i pranishëm në një tjetër çështje gjyqësore në SPAK.
Sjellim në vëmendje se edhe me 6 tetor, seanca ndaj bosit turk është shtyrë pasi avokati i 28-vjeçarit ka kërkuar të njihet me provat e akuzës.
Faruk Ozer u kap në 30 gusht të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turk të cilët kanë depozituar 2 miliardë dollarë kriptovaluta në bursë.