Meta: Rama një sharlatan për bizneset e ndershme dhe të ligjshme

Kreu i PL, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se qeveria është kthyer në një armik të qytetarëve.

Meta tha se kryeministri Edi Rama po kërcënon prodhuesit e energjisë elektrike dhe po shkatërron bizneset e ndershme dhe të ligjshme.

Sakaq shtoi se angazhimi kryesor i PL do të jetë arsimi.

“Rama shkatërron biznese të ndershme dhe të ligjshme, bën akte të shumta që i paguajnë qytetarët. Në vend që t’i ndihmojë proteksionistët shton taksat. Nuk i pi më ajo fajin e ka Saliu.Si shpjegohet që çmimet në Ukrainë janë më të ulta se në vendin tonë. Si shpjegohet që dhe çmimet në rajon janë më të ulëta. Ky është një armik i betuar i prodhimit brendas. Përgjegjësinë totale e ka qeveria dhe ne kemi iniciuar ndryshime të rëndësishme dhe ta meritojë AKBT. Angazhimi kryesor i PL do të jetë arsimi. Ajo që ndodhi ishte se mbas kësaj iniciative ky sharlatan kërcënon prodhuesit e energjisë elektrike”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *