Historia e tyre e bukur e dashurisë, të cilën ishin munduar ta fshihnin nga sytë e publikut për disa kohë dhe ta shijonin vetëm për vete, u kthye menjëherë në kryefjalën e të gjitha mediave. Ishte një postim i Alfios kur ishte pak i pirë, që konfirmoi lidhjen me Fatma Methasanin në ”Instagram’, duke u kthyer në çiftin e preferuar të publikut.
Ndjenja e tyre e bukur u bekua me një bebush, një djalë të cilin vendosën ta pagëzojnë me emrin Noah. Në rrjete sociale, familja e tyre e ëmbël tërhiqte gjithmonë vëmendjen dhe shumë shpesh postonin foto krah njëri-tjetrit.
Mirëpo, nuk e dimë ç’ka ndodhur kohët e fundit me Fatma Methasanin dhe Alfio Rrotanin, që nuk po i shohim më në praninë e njëri-tjetrit. Burime ekskluzive për ‘Iconstyle’ kanë treguar se çifti i ka dhënë fund, madje me një vëzhgim në rrjetet e tyre sociale nuk shohim më asnjë fotografi së bashku, megjithëse vazhdojnë të ndiqen.
Fotot me njëri-tjetrin mungojnë, po ashtu edhe komentet e ëmbla që dikur linin në foto. Të dy pozojnë me të birin Noah, që sigurisht ka vëmendjen maksimale të mamit dhe babit. Fatma dhe Alfio së bashku s’duken gjëkundi, megjithëse do të donim t’i shihnim sërish bashkë, të shpërndanin pozitivitet e dashuri, siç bënin dikur.