Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njofton se Muzeu Etnografik i Krujës po i nënshtrohet restaurimit dhe rijetësimit.
Margariti në ‘Facebook’ shkruan se muzeu ka më shumë se 1000 objekte me vlerë të cilat do t’i nënshtrohen procesit të pastrimit për t’u restauruar.
Postimi i plotë:
Vazhdon puna në Muzeun Etnografik të Krujës, që falë programit #EU4Culture po I nënshtrohet restaurimit dhe rijetësimit.
?? Studentë nga Universiteti i Vjenës dhe i Tiranës kanë punuar së bashku për pastrimin dhe ruajtjen e artifakteve.
? Muzeu ka më shumë se 1000 objekte me vlerë, të cilat po i nënshtrohen procesit të pastrimit, për t’u restauruar dhe ekspozuar në muzeun e rijetësuar.