Vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoj mëngjesin e sotëm, tronditi një nga zonat më problematike në vend siç është Fushë-Kruja.
U mësua se Indrit Ndoj është gjetur i vdekur nga familjarët në një kanal, teksa në këmbë kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, si dhe dëmtime në pjesë të tjera të trupit.
Për sa i përket pistave të hetimit, policia dyshon se 34-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në këmbë në një vend tjetër dhe më pas është hedhur në kanal.
Ndoj mësohet se ka qenë duke lëvizur me biçikletë, por në vendngjarje nuk është gjetur biçikleta. Po ashtu në vendin ku u gjet policia nuk ka konstatuar asnjë gëzhojë arme zjarri.