Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen ‘Partizani’ në rrugën ‘Ali Demi’, Vlorë.
Burime bëjnë me dije se në banesë ka qenë vetëm një e moshuar e cila është nxjerrë në kohë nga policia.
Automjeti zjarrfikës është në vendngjarje dhe po punon për të vënë nën kontroll flakët. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin.