Kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan për ku po mban një bashkëbisedim me fermerët në Shirgjan, në Elbasan.
Rama tha se qeveria me politikat e reja do të mbështesë fermerët pavarësisht krizave që ka kaluar vendi, si tërmeti dhe pandemia.
Sakaq theksoi se përmes tregjeve të reja, fermerët nuk e kanë më të nevojshme që të dalin në rrugë.
“Këtu në Elbasan ka një rrugë të re të zhvillimit bujqësor. Nëse duam të bëjmë diferencë në jetën tonë lidhur me fermën e vetmja rrugë është bashkimi. Secili merr pjesën që u takon por bëhet një racionalizim. Kemi nevojë të risim sipërfaqen e tokës ku forcat bashkohen. Nëse bashkojmë duart, mendjen dhe energjitë atëherë secili merr pjesën e vet, ndryshe nga kooperativa.
Nuk është vetëm ky aspekt, bujqësia sot pavarësisht krizës dhe vështirësive është në ditët e vet më të mira përsa i përket prodhimit. Me sistemin e pikave të grumbullimit i është dhënë një dorë e madhe femurëve dhe nuk dalin me tezga në rrugë”, tha ai.