Kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët në Elbasan tha se kriza energjetike është serioze.
Rama tha se qytetarët duhet të kursejnë dhe se qeveria po sheh mundësinë për të shtyrë fashën prej 800 KË në nëntor.
Sakaq shtoi se ndodhet në merak për njerëzit në nevojë.
“Do vendosim taksën e fatit për të mbështetur fermerët, pensionistët dhe njerëzit në nevojë. Jemi në dialog me kompanitë dhe se çfarë duhet të paguajnë. Pati reshje dhe njerëzit po kursejnë, ndaj e shtymë fashën. Po shohim edhe për muajin nëntor, pasi energjia duhet të kursehet që ta kemi dhe që të kemi çdo mundësi për të lehtësuar njerëzit. Nuk më zë gjumi për ata që janë në vështirësi ndaj bëj çmos për të lehtësuar këtë situatë”, tha ai.