Një peshkaqen i ngordhur është parë këtë të premte në plazhin e Vjetër të Vlorës.
Peshkaqeni është vënë re nga kalimtarët e çastit, ku gjatësia e tij shkon deri në 3 metra.
Ende nuk dihen shkaqet e se çfarë ka shkaktuar ngordhjen e tij, si dhe është larguar nga zona pas lajmërimit që i është bërë ambientalistëve të qytetit.
Pritet të bëhet ekspertiza për të mësuar edhe shkakun e ngordhjes.