Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 vite burg shtetasit kamerunas Zinedin Nkeh dhe Jose Ngakam, të cilët tentuan të fusnin miliona euro false në tregun shqiptar.
Mësohet se Gjykata ka lënë të lirë shtetasen e tretë Jennifer Chollet. Raportohet se të tre këta shtetas kanë përfituar gjykim të shkurtuar, pasi fillimisht Gjykata ka dhënë dënim me 9 vite burg. Lidhur me akuzat të huajt kanë mohuar akuzat dhe kanë kërkojnë pafajësi.
Kujtojmë se të huajt në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të fusin në qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë rreth 1.2 milionë euro, kartëmonedha të cilat janë sekuestruar.
Vendimi i gjykatës:
1. Deklarimin fajtor te pandehurit J N per kryerjen e vepres penale «Falsifikimi i monedhave”, ne bashkepunim, me pasoja te renda, bazuar ne nenin 183/2 te K.Penal, denimin e tij me 9 (nente) vjet burgim.
1.1. Pushimin e akuzes ndaj te pandehurit J N per akuzen e kryerjes se vepres penale “Mashtrimi”, mbetur ne tentative, ne bashkepunim, me pasoja te renda, parashikuar nga nenet 143/3 e 22 te K.Penal.
Zbatimin e nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e 1/3 se denimit dhe denimin e te pandehurit J N me 6 (gjashte) vjet burgim.
Vuajtja e denimit te filloje nga dita e arrestimit ne flagrance date 16.02.2022.
2. Deklarimin faitor te pandehurit N Z F per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i monedhave”, ne bashkepunim, me pasoja te renda, bazar ne nenin 183/2 te K.Penal, denimin e tij me 9 (nente) vjet burgim,
2.1. Pushimin e akuzes ndaj te pandehurit N Z F per akuzen e kryerjes se vepres penale “Mashtrimi”, mbetur ne tentative, ne bashkepunim, me pasoja te renda, parashikuar nga nenet 143/3 e 22 te K.Penal.
Zbatimin e nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e 1/3 se denimit dhe denimin e te pandehurit N Z F me 6 (gjashte)vjet burgim.
Vuajtja e denimit te filloje nga dita e arrestimit ne flagrance date 16.02.2022.
3. Deklarimin e pafajshem te te pandehures J Ch per akuzen e kryerjes se vepres penale “Falsifikimi i monedhave”, ne bashkepunim, me pasoja te renda, parashikuar nga neni 183/2 te K.Penal.
3.1.Pushimin e akuzes ndaj te pandehures J Ch per kryerjen e vepres penale “Mashtrimi”, mbetur ne tentative, ne bashkepunim, me pasoja te renda, bazuar ne nenet 143/3 e 25 te K.Penal.
Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehures J Ch nga IEVP “Ali Demi” nr.325, ne rast se nuk mbahet per çeshtje tjeter penale.
Shpenzimet proceduriale tu ngarkohen solidarisht te pandehurve J N dhe N Z F.