Kënga e parë pas ndarjes, Shakira ‘godet’ Piquen: Nuk ishe i njëjti, ti s’jepje as gjysmën

Këngëtarja me famë Botërore, Shakira, ka publikuar së fundmi këngën e saj të re të titulluar “Monotonia” në bashkëpunim me Ozunën. Në rrjetet social kënga është cilësuar si një rrëfim personal i Shakirës pas ndarjes nga Pike.

“Nuk ishte faji yt, por as i imi. Ishte faji i monotonisë. Nuk thashë kurrë asgjë por më dhembte. E dija që kjo do ndodhte. E harrove se çfarë ishim dikur, krejt papritur nuk ishe më i njëjti, më le për shkak të narcizmit tënd. Ti nuk jepje as gjysmën, por e di që unë dhashë më shumë se ti. Po vrapoja për dikë që për mua as nuk po ecte”,- thuhet në mes të tjerash në tekstin e këngës së Shakirës. Kënga ka arritur rreth 10 milion klikime në gjysmë dite.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *