Takimi në GJKKO/ Ambasadorja Kim: Shqipëria po ecën përpara, bëni punën me ndershmëri

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me anëtërët e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, ambasadorja Kim shprehet se Shqipëria po ecën përpara ku më tej ajo nxit çdo prokuror të vendit që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin. Kim tha se SHBA do të qëndrojë krah jush dhe do të vazhdojë të luftojmë bashkë me ju.

“Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e një gjyqësori të drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për miqtë dhe aleatët e tyre. Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën. Rruga përpara, është e vetmja rrugë për të moshuarit shqiptarë, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresa dhe për djemtë dhe vajzat e reja, të cilët kanë aq shumë nevojë për të. E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju”, shkruan Kim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *