‘Fqinji më përdhunoi një vit më parë’/ E mitura në Fier nuk pranon ekspertizën e mjekut ligjor

Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier ditën e djeshme, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Burime për median bëjnë me dije se vajza dhe familja e saj nuk kanë pranuar, që e mitura të kryejë ekspertizën ligjore për të vërtetuar akuzat.

Raportohet se minorenja para uniformave blu ka deklaruar se, 64-vjeçari me iniciale G.S., njëkohësisht dhe komshi,  ka kryer marrëdhënie seksuale me të rreth një vit. Pra kur ajo ka qenë 14-vjeç.

Mësohet se familjarët e vajzës nuk i janë përgjigjur policisë që të kryenin kontrollin mjeko ligjor por kur janë sqaruar se nga akuzues do ktheheshin në të akuzuar, ata kanë shkuar tek mjeku ligjor.

Sakaq kur kanë takuar mjekun, familjarët dhe vajza janë larguar duke mos e kryer kontrollin./syritv

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 64-vjeçari në Fier


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *