Një autobus është ndaluar në portin e Durrësit, pasi u zbuluan 500 mijë euro të padeklaruara. Autobusi po vinte nga Italia.
Burime për median bëjnë me dije se paratë ishin fshehur në tavanin e autobusit në afërsi me kondicionerin.
Mësohet se paratë u gjurmuan me anë të skanerit dhe autobusi po mbahet i bllokuar në pikën e dytë të kontrollit nga policia.
Raportohet se shoferi i këtij autobusi është Elidin Çela.