Shokët e ekipit mbrojnë trajnerin, ja pse Ronaldo reagoi ndaj vendimit

Vetëm pak ditë më parë ylli i Manchster United dhe 6 herë fituesi i topit të artë, tregoi shumë shenja egoizmi dhe mos respekti ndaj shokëve të ekipit, kështu u shprehen opinonistë të ndryshëm ndaj këtij veprimi. Por reagimi i Ronaldo ishte i menjëhershëm pasi bëri një “hap” pas duke kërkuar falje.

Lajme të tjera mbërrijnë nga “planeti” i Manchester United, i goditur nga polemikat për Cristiano Ronaldon pas refuzimit të tij për të hyrë në fushë kundër Tottenhamit, të kompletuara me një rikthim të hershëm në dhomat e zhveshjes dhe lëvizjet e mëpasshme të klubit, të cilat e larguan atë nga skuadra dhe e gjobitën.

Burime pranë klubit bëjnë me dije që shumë nga shokët e ekipit preferojnë të mos e kenë në fushën e lojës portugezin. Kjo tregon faktin që, dhoma e zhveshjes do të kishte qenë kryesisht në favor të trajnerit Erik Ten Hag, dhe rëndësia e trajnerit vijon të jetë e madhe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *