Nuk janë rritur në 9 vite/ Rama për pagat e ministrave dhe deputetëve: Sa të jem unë nuk ka për të ndodhur

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Elbasan është treguar i prerë në lidhje me pagat e ministrave dhe deputetëve.

Rama tha se pagat e tyre nuk janë rritur në këto 9 vite qeverisje të PS dhe nuk do të rriten deri sa ai të jetë në pushtet.

“Që në vitin 2013 nuk janë rritur asnjëherë pagat e ministrave, nuk janë rritur pagat e deputetëve dhe nuk kanë për t’u rritur. As paga e kryeministrit sa të jem unë këtu. Pse? Për një mesazh shumë të thjeshtë. Për sa kohë ne nuk jemi në gjendje që t’ia rrisim të tjerëve pagën deri në pikën ku ne të meritojmë të na rritet paga jonë, nuk kemi pse rrisim pagën tonë. Sot po të shohim se çfarë punësh janë bërë  është një Shqipëri tjetër nga ajo që shihet në TV. Në TV askush nuk kujtohet të tregojë për ata të cilët punojnë dhe eksportojnë. Shqipëria sot punon dyfishin e tokës që punonte para 7-8 vitesh”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *