Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor kanë miratuar këtë të premte 3 marrëveshje rajonale për lirinë e lëvizjes me karta identiteti, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale për doktorët e mjekësisë, stomatologët dhe arkitektët në Ballkanin Perëndimor.
Përfaqësuesja për Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu tha se këto marrëveshje janë tepër të rëndësishme pas një përpjekje dy vjeçare.
“Lëvizja me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor është marrëveshja më e rëndësishme që u krye sot. Na u deshën vërtet gati dy vjet negociata intensive për të marrë versionin konsensual, sot. Por ku ka dëshirë ka dhe mënyrë. Kjo marrëveshje shemb murin e fundit të vizave të mbetura në rajon. E di, regjimi pa viza në rajon nuk është njësoj si regjim pa viza me BE-në. Por në terma realë ky është tregues i një rajoni, një tregu”, tha ajo.
Sakaq ka reaguar dhe me një status në ‘Facebook’: