Ylli i PSG-së dhe Argjentinës, Lionel Messi ka thënë disa fjalë për të ardhmen e tij.
“Tashmë jam me fat që në moshën 35-vjeçare mund të garoj në Kampionatin Botëror. Ndihem shumë mirë, si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Ndihem më mirë se sezonin e kaluar.
Pas Kupës së Botës do të shohim se çfarë mund të ndodhë në nivelin e karrierës sime. Gjithçka do të varet nga mënyra se si ndihem. Para së gjithash, bëhet fjalë për gjendjen fizike”, tha Messi në një intervistë për DirecTV.
Kontrata aktuale e Lionel Messit me PSG-në skadon në fund të sezonit 2022/2023. Ka një mundësi për t’u zgjatur edhe për një vit.