Shakira në gjendje jo të mirë shëndetësore? Zbulohen vizitat në një klinikë në Spanjë

Vizitat javore të Shakirës në një klinikë private në Spanjë kanë sjellë raporte, të cilat flasin për një problem shëndetësor të këngëtares. Konkretisht, gazeta spanjolle Marca raporton se ka informacione për vizita të këngëtares kolumbiane në klinikën Teknon, për t’u marrë me problemet shëndetësore që lindën pas divorcit të saj me Pique.

Raportet e para thanë se ajo po vizitonte babain e saj, i cili ishte keq dhe kishte nevojë për shtrimin në spital. Megjithatë, kjo duket se nuk është arsyeja. “Nuk është për shkak të babait të saj. Ajo nuk shkon të takojë asnjë nga familjarët dhe është e vërtetë që shkon për veten”, kanë theksuar burimet.

“Ne nuk e dimë se çfarë po ndodh me të. Ndoshta është thjesht një çështje kozmetike, që ajo dëshiron të përgatitet për turneun e saj, ose ndoshta është një çështje serioze shëndetësore. Megjithatë, ne ende nuk e dimë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë”.

Këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment përkatës për këtë çështje, ndërsa vazhdon punën normalisht. Ajo publikoi edhe këngën e saj të re “ Monotonía ”, një këngë që duket se flet për ndarjen e saj me futbollistin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *