Javët e fundit, një nga lajmet kryesore në mbarë botën është drama në familjen Pogba, ku Mathias shantazhoi vëllain e tij Paul. Më pas ai u arrestua dhe dolën informacione tronditëse se ai donte të punësonte një magjistar.
Për shkak të gjithë kësaj, Paul Pogba punësoi sigurimin dhe tani “Mond” njoftoi se Mathias Pogba ka arritur t’i lërë një mesazh zanor vëllait të tij, duke e paralajmëruar se jeta e tij ishte në rrezik.
“Më telefononi tani, nxitoni, përndryshe do të pendoheni gjithë jetën”, lexohet mesazhi i Matias Pogba, ish-mbrojtësi i Wrexham, Crewe Alexandra, Pescara, dhe Sparta Rotterdam.