Ka dalë ekspertiza për vrasjen e 34-vjeçarit Indrit Ndoj. Viktima nuk është qëlluar me armë zjarri, siç ishin dyshimet e para të policisë por me kaçavidë. I riu është goditur me kaçavidë në arterien femorale dhe kjo është edhe arsyeja se përse në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë.
Sipas autoriteteve, autori dhe viktima janë përplasur me njëri-tjetrin dhe në një moment autori e ka qëlluar me kaçavidë në kofshën e majtë. Për pasojë, Indrit Ndoj ka humbur jetën nga hemorragjia.
Ndërkohë, policia ka rënë në gjurmët e autorit dhe thotë se është drejt zbardhjes së ngjarjes. Nga autopsia ka rezultuar se viktima ka qene nen efektin e lendeve narkotike.
Kujtojmë se Indrit Ndoji u gjet i pajetë në një kanal në anë të rrugës nga familjarët e tij ndërsa ishin nisur për punë. Trupi u gjet pas orës 08.00 të mëngjesit të premten ndërsa dyshohet se 34-vjeçari ndodhej aty i pajetë për rreth 8-9 orë.