Del ekspertiza/ Ja me çfarë u vra 34-vjeçari që u gjend i vdekur në kanal

Ka dalë ekspertiza për vrasjen e 34-vjeçarit Indrit Ndoj. Viktima nuk është qëlluar me armë zjarri, siç ishin dyshimet e para të policisë por me  kaçavidë. I riu është goditur me kaçavidë në arterien femorale dhe kjo është edhe arsyeja se përse në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Sipas autoriteteve, autori dhe viktima janë përplasur me njëri-tjetrin dhe në një moment autori e ka qëlluar me kaçavidë në kofshën e majtë. Për pasojë, Indrit Ndoj ka humbur jetën nga hemorragjia.

Ndërkohë, policia ka rënë në gjurmët e autorit dhe thotë se është drejt zbardhjes së ngjarjes. Nga autopsia ka rezultuar se viktima ka qene nen efektin e lendeve narkotike.

Kujtojmë se Indrit Ndoji u gjet i pajetë në një kanal në anë të rrugës nga familjarët e tij ndërsa ishin nisur për punë.  Trupi u gjet pas orës 08.00 të mëngjesit të premten ndërsa dyshohet se 34-vjeçari ndodhej aty i pajetë për rreth 8-9 orë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *