Maratona e Tiranës nisi me nxënësit e shkollave, ndahen çmimet simbolike

Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës, nisi mëngjesin e sotëm me “Fun Run” për nxënësit e shkollave, nesër gara e madhe

Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës, nisi mëngjesin e sotëm me garën “Fun Run”, ku protagonistë janë nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit. Gara, e cila filloi në orën 09:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ka përshkruar një segment me gjatësi prej 2 km, i cili përfundoi në sheshin “Skënderbej”.

Për fituesit e tre vendeve të para u dha edhe një shpërblim simbolik.

Kjo garë shihet si një mënyrë e mirë për t’i nxitur të rinjtë të angazhohen me sport dhe të përgatiten për të garuar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

Ditën e nesërme qyteti i Tiranës vijon me Maratonën e Tiranës 2022, eventin më të madh sportiv në qytet. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga disa vende të botës. Për mbarëvajtjen e eventit, me qëllim sigurinë e garuesve si dhe lehtësimin e trafikut, Policia Bashkiake apelon qytetarët që të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet private nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 16:00.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet që të mos hyjnë brenda perimetrit të garës gjatë zhvillimit te saj, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës.

Fituesit e garës Fun – Run sipas kategorive

Shkollat e mesme dhe 9-vjeçare

Fituesit meshkuj

1. Ambli Shehri – Austri (me kohën 1:54:25)
2. Firdel Sala – Ndroq (me kohën 1:56:27)
3. Parid Hoxha – “Myslym Keta” (me kohën 1:58:12)

Fitueset femra

1. Alesia Dauti – “Eqerem Çabej” (me kohën 2:00:00)
2. Elisabeta Marku – “Qemal Stafa” (me kohën 2:20:32)
3. Meigsa Cenaj – Ndroq (me kohën 2:30:00)

“Speciale”

1. Adi Sula
2. Vanesa Doçi
3. Elson Buçi
3. Eusebio Arapi

“Me patina”

1. Ermal Krekas
2. Rahim Jata
3. Isert Sinani

“Me familjen”

1. Familja Muzaka
2. Familja Tela

“Me katërputroshin”

1. Francesko Shehu – qeni Puma
2. Gozar Taho – qeni Lusy
3. Gozar Taho – qeni Shfals

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *