Policia e Korçës ka arrestuar 4 persona. Në prangat e Policisë së Pogradecit ka përfunduar një 64-vjeçar, pasi Gjykata e Korçës, e ka dënuar me 7 muaj burgim, për veprën penale “Përndjekja”.
Gjithashtu një i ri 35-vjeçar është arrestuar nga blotë e Pogradecit, pasi dyshohet se ka vjedhur një banesë.
Po ashtu dy të rinj, të moshës 28-vjeç u prangosën nga efektivët e Policisë së Korçës, pasi kishin përshtaturr lokalin për përdorim droge.
Njoftimi i policisë:
Qarku Korçë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
– Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Ë. H., 64 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 16.03.2016, e ka dënuar me 7 muaj burgim, për veprën penale “Përndjekja”.
– Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Xh., 35 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas, në lagjen nr. 14, Korçë, dy ditët e fundit, ka vjedhur në banesën e shtetasit T. S., prozhektorin e jashtëm të banesës, ndërsa duke thyer xhamat anësorë të automjeteve tip “Ford” të shtetasit A. K. dhe tip “Benz” të shtetasit V. T., iu ka vjedhur një kasetofon dhe një aparat monitor kamera.
– Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Xh., 29 vjeç dhe Dh. J., 27 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”; “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”; “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lagjen nr. 4, Korçë, në lokalin në përdorim të shtetasit Dh. J., aktivitet të cilin ky shtetas e ushtronte pa dokumentacionin përkatës dhe që ambientin dyshohet se e kishte përshtatur për përdorim droge, shtetasit M. Xh. iu gjet një mbështjellje me mbetje lënde të dyshuar narkotike kokainë. Shtetasi M. Xh., sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet me forcë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe i ka kundërshtuar ata. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një tavolinë në të cilën u gjet mbetje e dyshuar lënde narkotike kokainë dhe një mjet plastik, që shërbente për konsumimin e lëndës narkotike.