Emrat/ Me para, armë dhe hashash në makinë, arrestohen 3 persona në Tepelenë

Policia e Tepelenës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Transporter 3”, ku ka arrestuar 3 persona. Bëhet fjalë për Fatjon Dule, 30 vjeç, Perikli Naçi, 23 vjeç dhe Vaso Mëkshi, 44 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën që tre të ndaluarit lëviznin, u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një armë e ftohtë (thikë), 8390 euro dhe 8 aparate celulare.

Po ashtu gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Fatjon Dule, u gjetën 2140 euro. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Vaso Mëkshi u gjetën 7990 euro.

Njoftimi i plotë:

Tepelenë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Transporter 3”.

Me drogë dhe një shumë të madhe eurosh në automjet, arrestohen në flagrancë drejtuesi dhe 2 pasagjerët, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike.

Sekuestrohen 18 520 euro, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë e ftohtë (thikë), 8 aparate celulare dhe automjeti.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Transporter 3”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. D., 30 vjeç, P. N., 23 vjeç dhe V. M., 44 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Në hyrje të qytetit të Tepelenës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. M. dhe pasagjerë shtetasit F. D. dhe P.N., në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një armë e ftohtë (thikë), 8390 euro dhe 8 aparate celulare.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit P. N., u gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit F. D., u gjetën 2140 euro.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit V. M. u gjetën 7990 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 18 520 euro, arma e ftohtë, lënda narkotike, 8 aparate celulare dhe automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *