Tjetërsimi i pronave në jug, Policia sekuestron 59.889 metra katror tokë

Policia e Vlorës ka sekuestruar sipërfaqe 59.889 metra katror, me vlerë 8 000 000 euro, në zona bregdetare, në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë, pasi u zbulua se ishin përfituar në mënyrë të paligjshme nga disa persona.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Formulari”, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 59.889 metra katror, me vlerë 8 000 000 euro, në zona bregdetare, në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *