“Shiu për ne është ushqim”/ Rama: Të gjithë po flasin për kursim të energjisë

Kryeministri Edi Rama nga Dardhëzeza e Fierit ka komentuar vendosjen e fashës prej 800 kilovatësh të energjisë elektrike, ku tha se po shqyrtohet shmangia e saj. Rama theksoi se fshën e aknë vendosur për personat që kanë të ardhura të mëdha.

Po ashtu ai thumboi edhe opozitën kur tha se të gjithë po flasin për kursim, përveç atyre të “çorbës” së rublave.

“Ju siguroj që ne do vazhdojmë ta mbrojmë energjinë elektrike. Dimri po hyn dhe nga një anë fatmirësisht jo dhe aq shpejt, por fatkeqësisht kaq shumë diell kur ne presim shi, nuk na ndihmon. Pasi shiu për ne është ushqim. Fashën 800 kë e kemi vendosur si masë, por edhe për të bërë që një pjesë me të ardhura e shtëpi të mëdha të paguajnë me çmimin real. Po të shihni tek faturat e energjisë keni një shirit që ju tregon sa është çmimi real ndërsa ju paguani atë që është para se të godiste kriza. Patëm një shteg të vogël për ta shmangur dhe nuk e vendosëm fashën. Na duhen reshje. Jemi në gjurmim për të shmangur përsëri, por mbase do të na duhet ta vëmë fashën. Gjithë bota po flet për kursim, por vetëm disa nga ata të çorbës së rublave ju thonë njerëzve që lufta nuk ka lidhje por është punë inceneratorësh,. Pra një çmenduri ku përzihen në një çorbë ku pas shpinës së tyre që shfaqen në ekrane ka dorën që ka vënë bastin e madh të gjunjëzojë perëndimin që është dora e Kremlinit”, ka thënë Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *