AKU bllokon 104 kg produkte ushqimore dhe 7791 kokrra vezë, gjobiten subjektet që u kapën në shkelje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa produkte ushqimore të pasigurta për konsumim në Korçë.

Nëpërmjet një njoftimi, AKU bën me dije se janë gjobitur subjektet të cilat janë kapur në shkelje si dhe janë  bllokuar  sasi prej rreth 104.39 kg produktesh të ndryshme ushqimore dhe 7791 kokrra vezë të pasigurta për konsum.

Njoftimi i AKU-së:

Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në qarkun e Korçës, në njësi të tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, ku janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe ushtrim aktiviteti i papajisur me licencën përkatëse.

Nga kontrollet e ushtruara në subjektet me iniciale “A.M”, “A.L”, “E.M”, “K.I”, “A”, “A.I” dhe “G.B” ka rezultuar hedhja në treg e produktit mish pule, në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, manualit të vetëkontrollit, etiketimit, tregtim i ushqimit të pasigurt për konsum, produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi, si dhe ushtrim të aktivitetit i papajisur me licencë përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi 15 masa administrative gjobë në vlerën 3,950,000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej rreth 104.39 kg produkte të ndryshme ushqimore dhe 7791 kokrra vezë të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore, duke siguruar dhe inkurajuar konsumatorët të jemi bashkë në këtë sfidë që është e secilit prej nesh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *