U pyet për “non grata-n” e Berishës, Rama kthen “pllakën”, flet për mandatin e tij të tretë

Kryeministri Edi Rama teksa është pyetur për ‘non grata-n’ e ish-kryeministrit Sali Berisha ka zgjedhur të injorojë komentet.

Ai ndryshoi menjëherë temën duke e kaluar situatën në favorin e tij.  Ndër të tjera Rama nënvizoi se është i vendosur që të nisë një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik.

‘Jam 100% i fokusuar tek puna, nuk e kemi ndalur punën në asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës se s’ka kohë për pushim. Jam i vendosur që ne të nisim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspektet që e kanë kthyer për shumë vite jetën politikë të vendit në një telenovele rraskapitëse. Për mua ka shumë më tepër rëndësi sesa vaksina kryhen gjatë ditës, sa përparojnë kantierët e ndërtimit, sesa angazhimet tona përmbushen pak nga pak, e hap pas hapi me të gjitha vështirësitë. Ne jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe do të dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete me kongresin tonë të 12 qershorit.’- tha Rama.

 Rreth një javë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ‘non grata’ ish-kryeministrin dhe ish presidentin Sali Berisha së bashku me familjen e tij, si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

SHBA e akuzoi Berishën se ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse. Sekretari amerikan i shtetit teksa bëri të ditur vendimin e SHBA garantoi se amerikanët do të jenë të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët në Shqipëri, ndërsa theksoi se Berisha kanë minuar demokracinë.

 /Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *